Si jetojmë > Shtepia VIP

Vila luksoze e aktores s'mund të quhet vilë: Një copëz parajse mbi tokë!

E morët veten?

 Read in English

Talenti dhe padyshim fiziku e kanë ndihmuar shumë Pamela Anderson-in të jetë në luksin që dëshiron dhe ta përdorë atë sipas interesave të saj. Së fundmi ylli i Baywatch po kërkon të gjejë dikë për t’i dhënë me qira vilën luksoze që ka në Malibu, California. Shtëpia u ble nga ajo në 2008-ën me një çmim gati 1.8 milion dollarë dhe është rinovuar përgjatë gjithë këtyre viteve.

Seks simboli duket se do ta lërë me qira me një çmim prej 70 mijë dollarë në muaj. Ok, e dimë që po merrni frymë thellë, por kur të nisni të shihni këtë vilë parajsë, çmimi është gjëja e fundit që do të kujtoni.

Pranë detit dhe me një dizajn sa elegant aq edhe modern, në ambientet ku aktorja banonte, gjithçka dukej magjike. Ne na mbaruan fjalët duke parë fotot, tani është radha juaj!

Kuzhinë?! Në fakt duket si një kopësht parajse, ku mund të gatuash ushqime për Zotat!

Ok, këtu relaksohej Pamela pas një dite të lodhshme. 

Ose këtu!

Oh Zot!

Burimi: Daily Mail