Dekori s'ka qenë kurrë kaq i thjesht: Tani shtëpinë mund ta bëni vet të duket trendi

Frymëzohuni pak !!

 Read in English

Nëse ka diçka që të gjithë ne jemi të fiksuar është shtëpia. Çdo vit tentojmë që dhoma apo shtëpia ku jetojmë të duket ndryshe, duke ndjekur paralelisht edhe trendet më të fundit të dekorimit. Këto fotografi do t’jua bëjnë më të thjesht dhe do t’ju japin disa leksione sesi mund ta rimodeloni shtëpinë tuaj me këto detaje kaq të vogla, por që bëjnë ndryshim të madh.

1. Ngjyrat e theksuar
Tregohuni të zgjuar me ngjyrat që lyeni shtëpinë tuaj sepse aty është sekreti. Shtëpia juaj do të ndryshojë rrënjësisht nëse dhomat tuaj i lyeni me ngjyrë të theksuar apo të errët si në foto. Jo vetëm muret, por edhe çdo mobileri do të dukej më e shtrenjtë dhe trendi në rast se këtë vit ju do të zgjidhni të errtën.

 

2. Lulet
Lulet do të pësojnë rritje të kërkesës këtë vit duke qenë se janë dekorues të rëndësishëm. Është shumë e thjesht, mund t’i vendosni kudo në shtëpi, kuzhinë, dhomën e gjumit apo tualet.

3. Stili cigan
Mbulojini dhomat tuaj me pak stil ciganesh. Përdorni batanije apo jastëk të dizenjuara në një formë të tillë. Dhomat do të duken plot hijeshi dhe elegancë.

4. Prekje tropikale
Ngjyra jeshile kurrë s'do të ikë nga tendecat e dekoreve për shtëpinë, pasi ajo sjell paqe dhe shpresë. Kombinohet shumë mirë me ngjyrat e errta, duke filluar nga e zeza. Kjo ngjyrë mjaft relaksuese, do ta shndërrojë shtëpinë në natyrë qetësuese dhe freskuese. Unë sapo rash përsëri në dashuri me të.

Burimi: CGD (Career Girl Daily) 

 

Artikuj të ngjashëm