KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Keshilla Arredimi

Ju është mërzitur shtëpia? Me 3 elemente e ndryshoni rrënjësisht.

20 Janar 2018

Nuk ka vend më të ëmbël se shtëpia, por çfarë formule i transformon 4 muret e bardha në një vend ku ti ndihesh se përket? Nëse përgjigjja jote ishte famija, ne e vlerësojmë shpirtin tënd të pastër por këtu jemi për të folur për diçka më praktike, arredimi! Çfarë vërtëtë e transformon një hapësirë boshe, është mënyra sesi ti e trajton atë, duke filluar që nga muret, mobilet e perdet. Këto janë 3 elementët bazë që e transformojnë një hapesirë në çdo stil që ju mund të keni përzemër, mbi të cilat më pas mund të shtoni elemente dekorativë. Jo çdokush nga ne mund të përballojë një arkitekt, prandaj ne ju sjellim disa shembuj të cilët ju mund t’i ndiqni për të krijuar hapësira të larmishme dhe kontemporane.

 Për të marrë këshilla profesionale u drejtuam në dyqanin Casa Mia, një biznes familjar i dedikuar me pasion për 11 vite në ndihmë të klientit pikërisht për materialet që ne po flasim, perde, letër murale, tapiceri dhe shtresat për krevatet e tavolinat. Biznesi tashmë drejtohet nga Joana, e cila e ka trashëguar këtë pasion nga e ëma dhe ndonëse nuk ka studiuar për design, ajo e bën këtë punë si një profesioniste e vërtetë. Shumë studio të famshme arkitekturore si IM Conception, Archinov Studio, Polycentrum dhe Loft Architects, bashkëpunojnë vazhdimisht me Casa Mia për realizimin e projekteve të tyre. Joana është shumë strikte në punën e saj, ajo kujdeset me detaje që çdo klient të marrë pikërisht atë që kërkon. Duke i njohur mirë pëlhurat, materialet dhe ngjyrat ajo shpeshherë krijon dhe vetë kombinimet e duhura për klientin. Gjithashtu dhe sinqeriteti në raportin çmim-cilësi është një nga parimet e Casa Mia.

Stili klasik i reziston kohës prandaj është ndër më të kërkuarit edhe ditët e sotme. Në këtë shtëpi Casa Mia ka punuar për perdet, letrën e murit dhe tapiceritë. Ju mund të shikonisa në harmoni janë këto elemente dhe sa e ndryshojnë pamjen ambientitm megjithëse vetë forma e mobiljeve është e thjeshtë. 

Dhoma e gjumit duket si një mbretëri. Në këtë ambient ku mobiljet tërheqin vëmëndje, perdet janë zgjedhur të thjeshta për të mos e ngarkuar më tej dekorin.

Ndërsa në këtë dhomë gjumi ku ka më pak ngarkesë të mobiljeve, perdja merr vemendje dhe i jep një cilësi tjetër ambientit.

Tapiceria e divaneve është një element bazik që mund të transformojë pamjen e shtëpisë. Ka ardhur koha që të guxoni me ngjyrat.

Në këtë shtëpi në Londër, të punuar nga Casa Mia, kemi një stil më modern, me kombinime monokromatike të cilat nxjerrin në pah materialet. Harmonia e krijuar është qetësuese për sytë.

Një perde e lehtë me shumë pala duket perfekte për të mbuluar fasadën e xhamit, pa e mbingarkuar ambientin.

Joana na tregoi se perdet velvet janë një element që nuk del kurrë nga moda. Shikoni sa shik duket kjo garderobë falë perdes velvet e cila menjëherë është detaji që i jep një pamje më të plotësuar. Duket si vendi perfekt për të bërë rrëmujë, duke u përpjekur të futem në fustanet e ballove të gjimnazit , me një gotë shampanjë në dorë.

Kjo lloj perdeje mund të përdoret edhe në hapësirat e ndenjes.

Casa Mia, ju i kuroni detajet deri në fund. Aty ju mund edhe t’i personalizoni blerjet tuaja me qëndisje, si në foto.

 

Nëse shtëpia juaj ka nevojë për pak ndryshim, mund të duket demoralizuese, por nuk është e thënë që ju të hidhni çdo gjë e t’ja nisni nga fillimi. Me ndryshimin e disa elementeve, si një tapiceri, një letër muari apo një perde e re, shtëpia juaj merr një karakter krejtësisht të ri. Nëse vetë nuk ja thonishumë për këtë punë, mund të shkoni të qetë në Casa Mia, me besimin se do të merrni cilësi dhe stil që zgjat.

MOS I HUMBISNI