Beauty > Vip Vanity

Ndërhyrja e pazakontë e Kris Jenner, një tregues plakjeje që s’ju kish shkuar mendja

Për 30 minuta, lamtumirë!

 Read in English

Të jetosh nën të njëjtën çati me disa maniake perfeksioni, siç konsiderohen motrat Kardashian-Jenner në sytë e botës, nuk është e thjeshtë. Ndaj si mund të habitemi me vendimin e Kris Jenner, 62-vjeç, për të zvogëluar lobin e veshit, sepse mendonte se dukej ekstremisht i madh.

Para

Veshët rriten gjatë gjithë jetës. Ju mendoni se mund të ndalojnë së rrituri në një moshë të caktuar, por gradualisht bëhen më të mëdhenj. Lobi në veçanti ka tendencën të zgjatet, duke treguar më shumë shenjat e moshës. Kris Jenner zbogëloi lobin e veshit në një proçedurë që zgjati plot 30 minuta dhe kushtoi disa mijëra dollarë. Ajo ishte zgjuar gjatë gjithë dnërhyrjes dhe gjithçka u transmetua në reality shown e tyre KUWTK.

Pas

Kush mund të përballojë diamantë aq të mëdhenj sa për t’i mbuluar veshët e mëdhenj? Kris Jenner kishte arsyen e vetme që i duhej për të shkuar në zyrën e doktorit bashkë me Kim dhe për të bërë ndërhyrjen. Sepse nuk është kurrë vonë për t’u dukur bukur.