Showbiz

Bashkë prej një jete: Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti

Bashkë prej një jete: Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti

Një prej historive më jetëgjata mes artistësh mund të ketë marrë fund. Eneda Tarifa dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Erjon Zaloshnja, mund të mos i kenë punët mirë bashkë. Burime për Anabel.al tregojnë se çifti nuk shikohen më bashkë dhe mesa duket, i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha aspektet.

Bashkë prej një jete: Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti

Prej vitesh bashkëpronarë të Rockstock-ut, ky është sezoni i parë që Eneda Tarifa nuk këndon në këtë lokal. Të shtunën, Erjon Zaloshnja zhvilloi mbrëmjen hapëse të sezonit, por partnerja e tij shumëvjeçare në jetë dhe në biznes jo vetëm që nuk këndoi, por nuk u duk fare në lokal.

Tarifa duket ta ketë braktisur biznesin që menaxhonte bashkë me Zaloshnjen, pasi më 3 janar ishte duke kënduar në një prej club-eve konkurrente, Cavaliero Club.

 

Me prerje damaresh e nisim ne....?@obsessionfashionwomen @cavaliero_club

A post shared by Eneda Tarifa ?? (@enedatarifa) on

Madje, Zaloshnja e reklamoi natën e të shtunës si një fillim të ri, duke shkruar:

“Ky është Rockstock që kam dashur gjithmonë”

Bashkë prej një jete: Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti

Në maj të 2013-ës, Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja u bënë prindër për herë të parë, pas një marrëdhënieje që nisi kur ishin të dy fare të rinj.

Bashkë prej një jete: Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti

Bashkë prej një jete: Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti

Gjithmonë kanë qëndruar larg rrjeteve sociale, megjithatë, një prej postimeve të rralla që kanë bashkë është ai i 14 shkurtit 2015, kur Eneda postoi një foto të vjetër me Erjonin dhe e uroi kështu për Shën Valentin:

“Si nuk m’u mërzite gjithë jetën. Shën Valentini im përgjithmonë.”

Bashkë prej një jete: Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti

Tashmë që nga 19 janari, Eneda Tarifa do të jetë e angazhuar me “The Voice Kids”, ku do të jetë pjesë e jurisë dhe trajnere e konkurrentëve, krah Miriam Canit, Aleksandër Gjokës dhe Renis Gjokës.

Bashkë prej një jete: Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti
Photo Courtesy of The Voice Albania Instagram

REELS

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

----bashke-prej-nje-jete-eneda-tarifa-ndan-rruget-me-erjon-zaloshnjen