Luana ka gjetur dashurinë e vërtetë dhe është kjo paruke me fije ngjyrë mjalti, që së fundmi po e merr kudo.
Drejtuesja e “Shiko kush luan” do të shfaqet sot krejt ndryshe, jo më me flokët e gjatë bjondë, plot volum, siç e kemi parë gjithmonë.
Edhe pse i qëndron bjondes, Luana vendosi ta marrë me vete paruken e saj edhe në spektakël, siç po bën kudo kohëve të fundit.
Me paruke u shfaq më 20 dhjetor, duke i bërë njerëzit të mendonin se pas kaq kohësh, kishte ndërruar look përsëri.
Me këtë paruke festoi Krishtlindjen.
Me këtë paruke nisi 2018-ën.
Me këtë paruke e vazhdoi.
Me këtë paruke do ta shikojmë edhe sot dhe sinqerisht Luana, e ke menduar t’i lyesh? S’dukesh fare, po fare keq!