E lindur për mbretëri: Meghan Markle shkëlqeu dhe fitoi kurorën në gjimnaz

 Read in English

Një foto e Meghan Markle kur ishte në gjimnaz, me kurorën në kokë si fituese e mbrëmjes së nisjes së shkollës, po bën xhiron e internetit.

Shpejt, Meghan do ta zëvendësojë kurorën plastike me stoli të shtrenjta në daljet publike mbretërore. Por vite më parë, Meghan Markle u shpall mbretëreshë e festës së mirëeseardhjes, diçka që njerëzit në internet po e shpërndajnë si të ishte një perlë e rrallë.

36-vjeçarja do të martohet me Harry-n në 19 maj dhe mund të zgjedhë të vendosë një kurorë. Veçse këtë herë, do të jetë e tëra e mbuluar me gurë të çmuar.

Në dasmën e saj në 2011-ën, Kate Middleton vendosi një kurorë Cartier me 1,000 diamantë, që u ble në 1936-ën nga mbreti George VI për bashkëshorten.

Artikuj të ngjashëm