Modeli i takave që na shkon të gjithave dhe nëse ende s’i keni, ç’po prisni?

 Read in English

Në çdo event në tapetin e kuq, sfilata mode, blogje online apo dhe në jetën tuaj, në lokal, në rrugë, gjithandej do të shihni këtë model takash.

Sandalet e thjeshta, me një rrip të hollë tek gishtat dhe një tek kyçi, mbledhin me elegancë këmbën, janë të rehatshme dhe shkojnë me gjithçka. Zgjedhja e preferuar e VIP-ave kanë qenë takat Stuart Weitzman Nudist, që mund të vishen me kostum, fustan të gjatë, fund, fustan koktejli apo edhe tuta sportive.

Një palë sandale nude janë ‘must’ për garderobën tuaj, për të dalë faqebardhë nga shtëpia. Mund t’i vishni sa herë të doni, duke qenë se janë model i thjeshtë se nuk e çojnë vëmendjen mendjëherë tek takat, por në kompleks e bëjnë çdo veshje më elegante dhe mund t'i vishni edhe me geta, nëse po kërkoni të dukeni edhe më seksi!

Burimi: Pop Sugar

Artikuj të ngjashëm