Majku ka të dashur të re: Melita është fiksimi i ri i internetit

 Read in English

Melita Nushi është emri i ri që po kalohet kudo në mediat rozë të Kosovës.

Në fillim u duk si një aludim në përpjekie për të gjetur personazhin e radhës por tani, foto të reja duket se konfirmojnë lidhjen e re të Majkut.

Sipas “Telegrafit” ata janë fotografuar bashkë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku po niseshin për të kaluar disa ditë në Austri.

Madje, disa ditë më parë u përfol se Melita mund të jetë shtatzënë, pas publikimit të një fotoje të një çifti që dilte nga një klinikë. I nervozuar, Majku iu përgjigj gazetarëve se s’ka pse t’u interesojë fare.

Që kur u nda nga Majlinda dhe ajo mbeti shtatzënë, Majku ka qenë kudo nëpër mediat shqiptare. Tani baba i vogëlushit Roan, Majku nuk ruan marrëdhënie të afërt me ish-flirtin e tij, Majlinda Zekën.

Megjithatë, Majlinda është akoma vazhdimisht protagoniste artikujsh rozë dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale sa vijnë e shtohen: mbi 85 mijë.

 

❤️

A post shared by Majlinda Zeka (@majlindazeka1) on

Efekti “Majk” mesa duket po ndodh edhe me Melitën e cila, edhe pse ka qenë gjithnjë personazh në Instagram, tani ka mbi 22 mijë ndjekës.

Artikuj të ngjashëm