Vogëlushi që bëri pakt me vdekjen: Ndërroi jetë vetëm kur njohu motrën e vogël

“Do qani vetëm 20 minuta dhe kaq!"

 Read in English

Një vogëlush luftoi me kancerin që të jetonte edhe disa ditë për të parë motrën e tij të vogël, që asokohe ende skishte lindur.

Bëhet fjalë për të ndjerin 9- vjeçar Bailey Cooper nga Bristol, i cili ndërroi jetë natën e Krishtlindjeve.

E ëma, Rachel lindi në nëntor dhe Bailey kërkoi që motrën ta quanin Millie.

Ai kishte mbi 15 muaj që vuante nga sëmundja e rëndë dhe në çdo trajtim mundohej të dukej sa më i buzëqeshur për hir të prindërve.

“Nuk e menduam kurrë që do të jetonte kaq gjatë, por ishte kaq i vendosur që donte të takonte të motrën.”

Bailey e dinte që nuk do të jetonte gjatë ndaj kishte kërkuar që në funeralin e tij të gjithë të visheshin me kostume superheronjsh.

“Do qani vetëm 20 minuta dhe kaq! Duhet të kujdeseni për Millie- n dhe Riley- n [vëllai tjetër]” u kishte thënë ai prindërve.

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm