Sokol Balla u largua së fundi nga Top Channel pas shkarkimit nga detyra si drejtor informacioni. Gazetari u transferua në Vizion Plus dhe këtë të martë ka marrë zyrtarisht detyrën e tij.
Burime të IMALbania thonë se Balla është prezantuar si drejtori i ri ekzekutiv. Përveç kësaj, Balla do të moderojë edhe një emision politik, të ngjashëm me “Top Story” në Top Channel.
Ende nuk dihet si do të quhet programi, por dimë se të hënave dhe të enjteve në 21:00, ekranin e Vizion Plus do ta zërë Balla.
Më parë, të hënave transmetohej emisioni i Rudina Xhungës, “Dritare”. Xhunga vendosi të largohej nga Vizion Plus pak ditë më parë, duke mos deklaruar shkaqet pas vendimit.