Gruaja nga Durrësi shokon mjekët dhe të gjithë ne: Lind pa ditur se ishte shtatzënë!

Asnjë kontroll të vetëm

 Read in English

Një grua rreth të 30-ve ka shokuar mjekët e urgjencës dhe të spitalit të Durrësit një natë më parë. Gjatë mesnatës bashkë me një të afërmen e saj është paraqitur në spital duke kërkuar ndihmë të menjëhershme për shkak se dhimbjet e barkut ishin gjithnjë e më të padurueshme.

Sipas Panoramës, pas ekzaminimit fillestar mjekët e pyetën nëse ishte shtatzënë, por ajo dhe e afërmja që e shoqëronte e mohuan kategorikisht, duke u përgjigjur se vetëm një vit më parë kishte lindur fëmijën e parë.

Gjithsesi, mjekët e dërguan menjëherë për një vizitë gjinekologjike nga ku rezultoi se jo vetëm ishte shtatzënë, por dhe gati për të lindur.

Menjëherë iu drejtua maternitetit dhe pak orë më vonë lindi një fëmijë, që për mrekulli rezultoi i shëndetshëm.

Ndonëse duket e pazakontë, gruaja nuk e dinte se ishte në pritje të një fëmijë pasi nuk i ishte nënshtruar kurrë një kontrrolli më parë.

Aktualisht si nëna dhe bebi janë mirë, por më të shokuar nga e gjithë kjo histori kanë mbetur mjekët. Të mbash për 9 muaj një foshnjë dhe të mos dish asgjë: tingëllon çuditshëm, por mesa duket, ndodh!

via GIPHY

Artikuj të ngjashëm