
Qëkur Marina Vjollca u largua nga “Procesi Sportiv”, Edi Manushi prezanton vetëm.

Megjithatë, dy vajza të ulura në panelin e të ftuarve janë të pranishme në çdo puntatë të emisionit: Miss Albania Blerta Leka dhe kampionia shqiptare e kickbox-it, Rashel Kolaneci.


E ftuar tek “Shiko Kush Luan”, gjatë një loje me pyetje dhe përgjigje të shpejta, Rashel Kolaneci shtypi butonin e kuq për t’iu përgjigjur pyetjes se cili është emisioni që do të donte të prezantonte. Pa asnjë dyshim, ajo tha:
“Procesi Sportiv”
Pak kohë pas largimit të Marinës drejt “TV Klan”, Rashel Kolaneci vendosi të largohej nga “Xing me Ermalin”. U përfol se ajo do të zinte vendin e Marina Vjollcës, megjithatë shpejt u zbulua se roli i saj nuk do të ishte ai i prezantueses.