Keshilla Arredimi

Trendet e shtëpive për 2018-ën qenkan mrekulli: S'do hiqni dot sytë

5 Janar 2018

Trendet e shtëpive për 2018-ën qenkan mrekulli: S'do hiqni

Vendimi për të rimodeluar shtëpinë padyshim që të fut në dilema të mëdha. Sa më shumë modele apo trende të shohësh, aq më e pamundur të duket për të vendosur.  Gjithsesi pasi të shihni ç’sugjerojnë ekspertët për këtë vit,  ju sigurojmë se do ta keni shumë më të lehtë për ta bërë këtë.

Trendet e shtëpive për 2018-ën qenkan mrekulli: S'do hiqni

1. Më shumë ngjyra në kuzhinë.

Ndonëse e bardha do të mbetet përgjithmonë ngjyra klasike për kuzhinën, dizenjuesit sugjerojnë përdorimin e ngjyrave të ngrohta dhe atyre neutrale. I japin ambientit freski, harmoni dhe ndjesi unike.

Trendet e shtëpive për 2018-ën qenkan mrekulli: S'do hiqni

2. Mobilojeni shtëpinë me ngjyra të plota.

Gri e kombinuar me një divan ngjyrë kamel apo nuanca të kafes, kjo është ajo që do të shihet më së shumti nëpër shtëpi këtë vit.  Energjia që jep miksimi i kujdesshëm i tyre s’është kurrë e gabuar!

Trendet e shtëpive për 2018-ën qenkan mrekulli: S'do hiqni

3. Motivet me lule.

Ndonëse një tendencë të tillë e kemi parë gjithë kohës në Instagram, ekspertët e shtëpive sugjerojnë edhe më shumë printime të guximshme këtë vit.

Trendet e shtëpive për 2018-ën qenkan mrekulli: S'do hiqni

4. Dhoma gjumi të thjeshta dhe të qeta.

Sa më thjeshtë aq më mirë! Me shumë gjasa, gjithnjë do të ecim më këtë teori e cila këtë vit është kryefjala e arkitektëve kur vjen puna tek arredimi i dhomës së gjumit. Ngjyra të thjeshta, shlodhëse për syrin objekte minimale. Mjafton që shtrati dhe dysheku të jenë të rehatshëm dhe dhoma të mbahet pastër.

Trendet e shtëpive për 2018-ën qenkan mrekulli: S'do hiqni

5. Ndriçimi  vintage.

Abazhurët e vjetër s’keni pse t’i flakni duke qenë se fare mirë mund t’i përdorni me pak kujdes nëpër ambientet e shtëpisë suaj. Është në modë!

Burimi: The Washington Post

MOS I HUMBISNI