Trendet e operacioneve plastike për 2018-n ngjajnë goxha të këndshme dhe natyrale

 Read in English

Kirurgjia plastike është popullore dhe s’ka për të dalë nga moda vetëm sepse disave s’u pëlqen. Prandaj, The American Adademy of Facial and Reconstructive Surgery, shoqata lider për sa i përket operacioneve plastike, ka përpiluar këtë listë me trendet e pritshme të 2018-s.

1. Fillers që nuk duken si fillers

Mbushësit kimik mundësojnë buzë më të plota dhe mollëza më të ngritura. E mira e tyre është se shpërbëhen vetiu pas ca kohësh. E keqja, s’kanë ende teksturën e duhur. Vitin që vjen pacientët do të kërkojnë fillers që janë më natyralë dhe bëhen njësh me fytyrën.

2. Trajtime kundra-rrudhë pa u rrudhosur akoma

Trajtime të tilla kërkohen nga pacientë që nuk shohin ende rrudha apo rënie të lëkurës, por gjithsesi ndërmarrin masa që të mos i shohin as në të ardhmen. Mund të përmendim neurotoksina që parandalojnë vijat në ball, ngritje të vogla të fytyrës, lazer për rritjen e prodhimit të kolagjenit, etj.

3. Selfie më të bukura

Sipas shoqatës, 42% e pacientëve kanë kërkuar specifikisht se duan të duken më mirë në rrjetet sociale. Për selfie më të bukura, mjekët plastikë ofrojnë zbehje të njollave të lëkurës, fillers të lehtë dhe injeksione që shpërbëjnë dhjamin për të pakësuar mjekrën.

4. Hundë të injektueshme

Është si operacion hunde, por s’është operacion. Mjekët injektojnë filler anash dhe mbi hundë për ta bërë më të lëmuar, të drejtë, ose në porporcion me fytyrën. Fillers janë të përkohshëm dhe nëse s’ju pëlqen, kthehet në natyralitet pas disa muajsh.

Burimi: Coveteur

Artikuj të ngjashëm