Pantone sapo shpalli ngjyrën e vitit, por asnjëri nga ne s’mund ta shohë

 Read in English

Instituti i Ngjyrës Pantone zgjedh çdo vit ngjyrën e vitit dhe e 2018-s quhet “Ultra Violet”. Presman, zëvendës Presidentja e Pantone tha se u zgjodh për “të nxitur qëndrime kundër kulturës, për mendime origjinale, të sinqerta dhe vizionare”. Presman gjithashtu tha se tonaliteti “reflekton jetën jashtë kornizave ose pa korniza fare.”

Të gjitha këto ngjajnë shumë bukur, por a mund ta shohim ngjyrën e vitit që vjen? E para punës duhet të qartësojmë se vjollca nuk është lejla.  

Dhe ngjyra e 2018-s duket kështu.

Po si qëndron puna? Pse nuk mund ta shohim? Mundemi, sepse emri i ngjyrës s’ka lidhje me ngjyrën.

Ultraviolet, në të vërtetë, është një ngjyrë jashtë spektrit të vëzhgueshëm nga njeriu dhe pak individë mund ta shohin. Ndër ta ishte piktore Claude Monet, i cili e shihte botën gjithnjë të veshur nga një petk vjolë.

Me pak fjalë, kjo është ngjyra dominante e 2018-s dhe titulli s’ka lidhje me shkencën. Nëse jeni në humor të shikoni gjëra të bukura, këto janë ngjyrat e viteve të kaluara.

 

Artikuj të ngjashëm