Dje, 32-vjeçari Alfred Tereziu u arrestua nga Policia e Durrësit pasi u akuzua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur (lexo këtu). Ai deklaroi se gjithçka kishte ndodhur me miratimin e të dyve, se vajza dukej më e madhe në moshë dhe se e kishte përshendetur ajo e para.
Viktima në këtë rast, e cila u deklarua e humbur nga familjarët e saj në Krujë, ka treguar një version krejt tjetër të historisë:
“Isha duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi. Kur isha afër shtëpisë, një djalë më i madh në moshë më kërkoi të ndaloja se donte të më pyeste për diçka. Në momentin që iu afrova më futi me forcë në makinë. Më pas më kërcënoi dhe më tha të fikja telefonin dhe të mos qaja. Pastaj ndaloi në një hotel dhe më kërkoi të ngjiteshim lart. Kur shkuam në dhomë, nisi të më prekte dhe abuzoi seksualisht me mua. Unë nuk pranova, por më kërcënoi se do të më vriste po të mos bëja si kërkonte ai. Pasi qëndruam një natë në hotel, më solli deri afër shtëpisë dhe më tha që të mos i tregoja askujt për ç’ndodhi.”
Pas kësaj deklarate në Polici, janë kryer verifikime pranë hotelit ku pretendohet të ketë ndodhur abuzimi, shkruan Panorama.