KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Hundën si Pinoku dhe mimikat jashtë kontrollit: Ai gënjen dhe këtë e thotë shkenca!

21 Nëntor 2017

Përherë keni dyshuar se ai ju ka gënjyer, dhe përherë ai ia ka dalë të justifikohet. Juve jua thotë intuita po tanimë keni dhe shkencën në krah. Sado të përpiqet janë disa veprime dhe shenja  që ai nuk i fsheh dot.

Hunda do t’i rritet, njësoj si Pinokut

Historia e Pinokut në fakt nuk qëndron aq larg së vërtetës. Kur ai gënjen, hunda i zgjerohet dhe nis t’i duket më e madhe. Falë një zone të hundës, të quajtur columella ju do të shihni se sa i sinqertë po tregohet.

Nëse nuk po ju thotë të vërtetën, atëherë flagrat e hundës do të hapen dhe do të zmadhohen. Kjo sepse në columella gjenden mjaft enë gjaku, të cilat stresi do t’i tërbojë mirë e mirë.

Gënjen! Po shikon djathtas

Një ndihmesë mjaft e mirë do t’ju vijë dhe prej drejtimit për ku nga ai sheh. Nëse dikush thotë të vërtetën shikon lart dhe majtas, pasi në hemisferën e majtë të trurit gjendet qendra e kujtesës.

Por nëse ai sheh lart djathas, atëherë dijeni se po i kërkon ndihmë zonës së trurit ku gjenden qendra e imagjinatës. Diçka po thur!

Pauzë, pauzë,pauzë

Ai po shpjegohet ndërkohë që ëëëë... ëëë .. hmmmm , e po dijeni që po gënjen pra! Ndalesa e shumta gjatë të folurës kërkojnë t’ju shpërqëndrojnë ndërkohë që ai po fiton kohë.

Pyet pyetjen tënde

Ti e pyet ku ishe? Dhe ai të thotë: Ku isha? Ja ku po fiton kohë sërish!

Sytë do t’i përpëlisë më shumë se zakonisht

Në përgjithësi, kur dikush tregon të vërtetën i përpëlit sytë njëherë në 10 apo 12 sekonda. Gënjeshtarët i përpëlisin shumë më shpesh dhe i mbajnë sytë të mbyllur për 2 sekonda pasi kjo u jep kohë për të menduar.

Mimikat

“Njerëzit nuk e kuptojnë se subkoshienca është e lidhur ngushtë me mënyrën sesi ndihemi apo se çfarë themi.” Shpjegon Dr. Renee Ellory.

Kështu do të shihni sesi ai i shtyp buzët me njëra tjetrën apo një buzëqeshje e lehtë i shfaqet në buzë. Është i lumtur që ia doli të kishte përgjigjen në kohë, ka frikë se mos është zbuluar apo thjesht kërkon të duket “i mirë.”

Burimi: Daily Mail

MOS I HUMBISNI