“Nuk e njihja. Ajo më ngriti dorën dhe e përshëndeta. I kalova afër dhe e pyeta nëse donte të futej në makinë. Ajo pranoi dhe kështu përfunduam në hotel. Nuk e kisha idenë e moshës. Ajo nuk refuzoi kur i kërkova të shkonim në hotel. Dukej më e madhe nga ç’ishte realisht.”
Kështu nis deklarata e 32-vjeçarit Tereziu në Policinë e Durrësit. Ai u arrestua dje me akuzën e përdhunimit të një vajze 13-vjeçare. Vajza është ekzaminuar dhe deri tani nuk janë gjendur shenja dhune në trup.
Më këto prova, duket se marrëdhënia ishte konsensuale, me miratimin e të dyve. Pse ishte i nevojshëm arrestimi i Tereziut?
Ky është rasti tipik i “she looked much older” (dukej më e madhe në moshë). Në Shqipëri, mosha dysheme për të dhënë konsent seksual është 14 vjeç. Do të thotë që, pavarësisht se vajza në këtë rast, supozohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë, quhet automatikisht përdhunim në bazë të nenit 100 të Kodit Penal.
Madje, edhe nëse i/e përdhunuari/a do të ishte mbi 14 vjeç, por s’ka arritur ende pjekurinë seksuale, sërish do të konsiderohej përdhunim. Edhe nëse partneri do të ishte moshatar me të miturën, asnjëri s’do të kishte mbështetjen e ligjit.
Justifikimi “dukej më e madhe” nuk pranohet kurrsesi. Mosnjohja e ligjit nuk përjashton kënd nga dënimi. Ky rast vlen si përkujtesë për çdokënd. Pyesni për moshën e më pas kërkoni konsent.