Ylli i filmit ‘Mother’ Jennifer Lawrence ka treguar si e ka përjetuar periudhën kur rreth 3 vite më parë i vodhën fotot intime duke i bërë virale në internet.
Fituesja e çmimit Oscar rrëfen se në atë kohë ndihej e dobët dhe shumë e ndjeshme.
“Nuk e di, më dukej sikur asnjë person në botë nuk kishte mbatur pa i parë fotografitë e mia intime. Më dukej sikur i gjithë planeti më kishte përdhunuar. Mund të ishe në një barbecue dhe ato foto mund të kalonin në telefonin e kujtdo.”- është shprehur Lawrence.
27-vjeçarja, nuk ishte e vetmja e cila ishte në shënjestrën e hacker-ave, ndonëse ndryshe nga të tjerat ajo nuk ka ndërmarr asnjë veprim ligjor.
“Shumë njerëz u përpoqën të më sillnin paqen , por nuk gjeja qetësi sepse askush s’do mi kthente më fotot e mia dhe të ish-partnerit tim nudo.”- vazhdon aktorja duke rrëfyer se gjithçka donte atë kohë ishte të shërohej pas traumës.
Burimi: Daily Mail