KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Real Estate

Ky është qyteti me emrat më të veçantë të rrugëve që mund të keni dëgjuar ndonjëherë

17 Nëntor 2017

Me një fokus të veçantë në ruajtjen e traditës, promovimin e historisë dhe kulturës, emrat e rrugëve në “Green Coast Luxury Resort” vijnë në një format ndryshe dhe shumë interesante.  I poziciouar në Palasë, zonë me vlera të pasura historike dhe kulturore, ky resort me vila dhe apartamente, sjell një lidhje unike të emërtimit të rrugëve me historinë e zones.

 Më poshtë po ju prezantojmë disa nga këto emërtime dhe shpjegimin për secilën prej tyre.

- Rruga e Diellit: Vendndodhja gjeografike e Shqipërisë është e tillë që na mundëson të kemi 300 ditë diell në vit. Dielli lind dhe perëndon duke kaluar nëpër resort dhe në çdo çast e cep të resortit pamja e diellit nuk mungon.

Rruga Cezar: Historia dëshmon Jul Cezari ka ndaluar në Palasë në betejat e tij dhe ka mjaft gojëdhëna për histori të tij dhe banorëve të Palasës, një prej të cilave është edhe beteja që Jul Cezari ka patur me kundërshtarin e tij Pompeun.

Rruga e Bardhë: Në krah të Resortit është një lumë me gurë të bardhë të cilët nën dritën e hënës ndriçojnë duke formuar rrugë të dukshme. Eshtë orientuese nga errësira e detit dhe është pagëzuar me këtë emër nga luftëtaret grekë, të cilët orientoheshin në rruëgtimin e tyre ne det nga drita e këtyre gurëve të bardhë.

Rruga e Dodonës: Pema e Dodonës ose Pema e shenjtë e jetës e quajtur ndryshe, e cila ka edhe kurorë shumë të bukur.  Pemë që rritet e shpërndarë duke kërkuar shumë diell. Ndodhet në Malet e Çikës mbi Resortin.

- Rruga Valanidhi: Pemë tipike e zonës së rivierës e quajtur ndryshe edhe Pema Mbretwrore, për shkak se qëndrojnë të veçuara nga njëra-tjetra dhe në kërkim të kontaktit me diellin.

- Rruga Marè: Mareja është një nga bimët tipike të zonës ku po ndërtohet resorti.

“Green Coast Luxury Resort” i dedikohet natyrës, kulturës dhe historisë duke i ruajtur dhe promovuar ato. Guidat turistike në natyrë, ekskursionet, ngjitjet në mal, noti, peshkimi, zhytjet, kanoe, hedhja me parashutë, do të jenë vetëm disa nga eksperiencat qe iu dhurojnë emocione të forta. Afërsia me brigje të tjera të bukura si Dhermiu, Himara, Saranda, e kthejnë “Green Coast  Luxury Resort” dhe Palasën, në destinacion të preferuar.  

“Green Coast Luxury Resort” ofron shumëllojshmëri në vila dhe apartamente dhe kujdes të veçantë në ofrimin e shërbimeve, ku përfshihen bar resortante, water park, Wellness & SPA, fusha sportive, supermarket, fast food, farmaci, qendër shëndetësore, pishina  etj. “Green Coast Luxury Resort” përveç se ofron eksperiencën unike dhe destiancionin e preferuar, vjen si një investim i sigurt në vite, nëpërmjet menaxhimit profesional dhe koncepteve risi.

“Green Coast Luxury Resort” po ndërtohet nga Balfin Group, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në vend dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i cili është i mirënjohur në treg me markat e tij si TEG, QTU, Jumbo, Neptun, Spar Albania, markat fashion si Mango, Cortefiel, Okaidi, e shumë të tjera. 

Për më shumë informacion vizitoni faqen www.greencoast.al ose kontaktoni në [email protected]/ +355 664002001.

MOS I HUMBISNI