Fashion News

Valdrin Sahiti në dasmën më madhështore të Hollywood-it!

17 Nëntor 2017

 

Valdrin Sahiti në dasmën më madhështore të
Eva Longoria, Kim Kardashian dhe Caroline Wozniacki në dasmën e Serena Williams

Që Serena Williams do të bënte një dasmë madhështore na e merrte mendja; ajo për të cilën na gufon zemra është fustani i Valdrin Sahitit me të cilin u shfaq aktorja Nicole Ari Parker.

Valdrin Sahiti në dasmën më madhështore të

Mediat si “E News” i kushtuan shumë artikuj martesës mes tenistes- që konsiderohet të jetë një prej sportisteve më të talentuara të të gjitha kohërave- dhe Alexis Ohanian, që është themelues i një prej rrjeteve sociale më popullore, Reddit., ceremoni e cila u mbajt në Luisana.  

Valdrin Sahiti në dasmën më madhështore të
Serena Williams dhe Alexis Ohanian

Ndër fustanet e të ftuarave VIP- si Beyonce, Kim Kardashian, Eva Longoria etj.,- ishte edhe fustani i dizenjatorit shqiptar, veshur nga aktorja dhe modelja Nicole Ari Parker, një punim mbi një tyl lejla i zbukuruar me motive lulesh, kombinuar me një pellush të së njëjtës ngjyrë.

 

Amazing night... #??

A post shared by nicoleariparker (@nicoleariparker) on

Nëse nuhatja jonë nuk gabon, Valdrin Sahiti s’e ka të largët ditën kur do të dizenjojë fustane për ceremoni gjigande si çmimet Oscar apo Grammy.

Njërin hap e hodhi: gjatë çmimeve Oscar në shkurt, aktorja Yvonne Orji zgjodhi një fustan Sahiti për mbrëmjen e fondacionit Elton John.

Valdrin Sahiti në dasmën më madhështore të