Salvator Mundi, piktura e Jezu Krishtit nga Leonardo da Vinci-t, humbur prej shekujsh, është shitur në New York në shtëpinë e ankandeve Christie’s. Është 500 vjeçare dhe iu nënshtrua një restaurimi të hollësishëm. Dikur dukej kështu:
Ndërsa tani:
Në kohën kur e porositi Mbreti Louis XII i Francës, kushtonte 60 dollarë, por mbrëmë u shit për 450.3 milionë. Le t’ju lehtësojmë ca punë. Kështu duken 100 milion dollarë në kartmonedha 100-ëshe. Imagjinoni katër nga këto, për një pikturë.
Salvator Mundi është vepra e artit shitur më shtrenjtë në historinë e ankandeve. Është quajtur “graali i shenjtë” i mjeshtërve të vjetër, s’do mend që është kaq e vlerësuar.
Burimi: The Guardian