TV Mania

Arditi surprizon në mënyrën më të papritur 2 prezantueset e Klan:U jep lajmin e madh

22 Tetor 2017

Arditi surprizon në mënyrën më të papritur 2

Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu duken se kanë marrë në mënyrën më të sikletshme të mundshme lajmin se do të jenë ato që do të prezantojnë krah Ardit Gjebresë “Këngën Magjike” të këtij viti. Moderatoret e “Për drekë me mua” dhe “Jo vetëm modë” u vënë përballë njëra- tjetrës në lojën që Arditi kishte përgatitur për të.

Arditi surprizon në mënyrën më të papritur 2

Të ftuara në “Ka një mesazh për ty”, Nevinës dhe Arjolës iu tha se së shpejti në Klan do të niste një program i ri shumë i rëndësishëm, por vetëm njëra prej të dyjave do të ishte drejtuesja e tij.

Arditi surprizon në mënyrën më të papritur 2

Për këtë, nga ana tjetër e ekranit, ishin të ftuara nënat e vajzave, të cilat e kishin gjithashtu të pamundur për të thënë emrin e njërës prej tyre. Kështu që vendosën ta linin në dorën e profesionistëve.

Menjëherë pas kësaj, në ekran shfaqet një video mesazh në të cilin Armando Shkullaku dhe Aleksandër Frangaj iu komunikojnë lajmin se janë ato të cilat duhet të vendosin se kush do të jetë prezantuesja e ardhshme e programit, pa dhënë asnjë detaj se për çfarë formati bëhej fjalë.

Arditi surprizon në mënyrën më të papritur 2

Të emocionuara, as Arjola dhe as Nevina nuk pranuan kurrësesi të përmendnin një emër, derisa Arditi vendosi ta zgjidhë këtë punë me një monedhë.

Arditi surprizon në mënyrën më të papritur 2

‘Njëra do të lumturohet ndërsa tjetra do të trishtohet,-u shpreh ai. Këtë program do ta prezantoni që të dyja bashkë me mua dhe është Kënga Magjike!”

Arditi surprizon në mënyrën më të papritur 2

Pas kësaj surprize, zyrtarisht Nevina dhe Arjola mësuan se  do të jenë ato koleget e  Bes Kallakut dhe Erion Isait, të cilët do të jenë gjithashtu 2 prej moderatorëve të koncertit të këtij viti.

Arditi surprizon në mënyrën më të papritur 2

MOS I HUMBISNI