KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Keshilla Arredimi

Nga perandoritë, në Shqipëri! Veprat e artit që mund t’i shkelësh.

20 Tetor 2017

Si një adhuruese e interior design, këtë vit pata fatin të jem e ftuar në një nga eventet më terheqës të qytetit, i cili realizohet përvit nga Prestige Home.

Java Orientale, fillon në datë 20 tetor deri në datën 27 tetor, dhe ofron një koleksion madhështor të sixhadeve të punuara me dorë nga artizanë sipas traditës mijëra vjeçare, me motive tradicionale por edhe ato moderne.

Disa prej jush mund t’i mendoni sixhadet si shtrojat e thjeshta të dyshemesë në shtëpinë e gjyshes, por në botën e Prestige Home, showroom-i kthehet në muze dhe këto objekte kthehen në vepra arti, adhurimi për të cilat ka lindur në pallatet e perandorëve. Falë Prestige Home kjo kulturë vjen në Shqipëri, për t’ju ofruar të gjithëve një pjesë të magjisë orientale, në shtëpitë apo bizneset e tyre.

Këto sixhade përdoren në pallatet mbretërore në të gjithë botën dhe janë të preferuarat e arkitektëve më në zë të momentit.

Kjo sepse një sixhade e tillë është e punuar në perfeksion, materialet janë natyrale, nga fijet deri te bojërat ngjyruese. Një sixhade e tillë do rreth dy vite për tu punuar nga një mjeshtër, i cili në fund vendos firmën e tij, si një vepër arti e mirfilltë. Më luksozet e tyre janë sixhadet Royal Ipek të përbëra nga 100% mëndafsh.

Mëndafshi ka një shkëlqim karakteristik dhe i cili merr ngjyra të ndryshme sipas ndricimit, si të ishte larë me argjend. Një metër katror ka rreth 2 milion nyje, të fijeve të ngjyrosura me dorë, me rreth 86 tonalitete të bojërave natyrale të cilat përmirësohen me kalimin e kohës duke e bërë këtë sixhade të pavdekshme.

Është nje mrekulli e vërtetë të shkelësh këmbëzbathur në një sixhade të tillë, do doja të luaja aty gjithë ditën si një femijë.

Përveç sixhadeve të mëndafshit, ka edhe punime të ndërthurura me lesh dhe mëndafsh si Herekja me lulet tradicionale, apo sixhadet e lindjes së mesme.

Sixhadet Afgane janë të punuara vetëm me lesh dhe me motive tradicionale.

Për ata që duan një hapësirë më moderne vjen bashkëpunimi me shtëpinë e modës Fendi, që përdor metodat tradicionale të thurjes të sixhadeve me dizenjime që shkojnë më ambiente bashkekohore.

Prezantimi i eventit u bë nga moderatori i njohur Ardit Gjebrea dhe në të ishin te ftuar shumë personazhe publike por edhe klientët besnikë të kompanisë.

Prestige Home ofron -35% zbritje në çdo blerje për klientët gjatë javës orientale.

Klikoni ketu per te pare me shume !   Facebook   Website

MOS I HUMBISNI