Mblidheni mendjen njëherë e mirë: Tradhtia s'ndodhka krejt rastësisht

'Tjetra' nuk është aq misterioze sa keni menduar!

 Read in English

Dikush thotë se tradhtoi sepse kishte pirë shumë një natë më parë, dikush sepse është ndierë i  lënë pas dore nga partneri, e ndërsa të tjerë s’po i japin dot fund lidhjes aktuale dhe kërkojnë t’i shmangim gjërat duke i ngatërruar edhe më shumë. Edhe pse të zbulosh përse një nga partnerët arrin në tradhti është si të kërkosh për gjilpërën në kashtë, por e sigurtë është se asgjë nuk ndodh rastësisht. Tradhtari e di shumë mirë se çfarë po bën.

Shpesh herë, kur mendojmë për tradhtinë imagjinojmë tërheqjen momentale nga dikush të cilin e pamë krejt rastësisht teksa pinim në një bar, por në fakt jo. Në një studim të fundit, u pyetën rreth 1300 burra, 27% e të cilëve  thanë se nëse do të ndiheshin të palumtur me lidhjen aktuale, për tradhti do të zgjidhnin një nga kolegët e punës apo dikë të cilin e njohin mirë.

Po kështu edhe 15%  e femrave të cilat pranuan se kanë patur flirte me shefat e tyre. Nga e gjithë kjo, rezulton se ‘tjetra/tjetri’ nuk është edhe aq misterioz sa mund ta përfytyrojmë ne. E vërteta është se, nëse i dashuri juaj e ka ndarë mendjen t’ju tradhtojë, ai do ta bëjë me dikë që e njeh mirë.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm