KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Cyber Fun

Apple vjen me të reja: Nga sot personat pa gjini kanë emojit e tyre!

6 Tetor 2017

Çdo vit, organizata Unicode Consortium, që kujdeset për propozimet e reja të emoji, aprovon disa simbole të reja që më pas kompani si Apple, Twitter, Samsung dhe Facebook zgjedhin ose jo t’i bëjnë pjesë të platformave të tyre.

Nëntorin e kaluar grupi pranoi 56 emocione të reja dhe disa prej tyre më në fund do të shfaqen në telefonat tuaj. Apple ka treguar ekskluzivisht për Buzzfeed emoji-t e reja që përfshijnë personat pa gjini, një zanë mashkull, ‘të dua’ në gjuhën amerikane të shenjave, një zemër portokalli që plotëson ylberin e ngjyrave të zemrave dhe shumë të tjera.

Të dua

Fëmijë, të rritur dhe të moshuar androgjinorë.

Figurat e reja do të qarkullojnë zyrtarisht në të gjithë telefonat Apple në mbarë botën nga 9 tetori si pjesë e paketës iOS 11.1.

Burimi: Buzzfeed

MOS I HUMBISNI