TV Mania

Agron Llakaj s’e njohu dot veten pasi bëri botoks

1 Tetor 2017

Agron Llakaj s’e njohu dot veten pasi bëri botoks

Edhe Agron Llakaj deshi ta provonte trendin e famshëm të botoksit, por vetëm për të mos e bërë kurrë më.

I ftuar në “Xing”, Llakaj tregoi se pasi bëri botoks në fytyrë, nuk e njihte veten. Fytyra i kishte ngrirë, vetullat i qëndronin lart dhe shkurt, kuptoi që kjo punë s’bënte për të.

“Unë një botoks bëra i varfri, kur dola para pasqyrës nuk njoha veten, ia bëra: “Uau!”, tha ai duke qeshur.

“Vetulla më kishte ikur lart, s’kisha nevojë të bëja më gjë për Sali Berishën [rolin], ishte gati, ja kështu.”, dhe ngriti vetullat për ta treguar.

Agron Llakaj s’e njohu dot veten pasi bëri botoks

Humoristi e ka pranuar që në fillim se kishte provuar botoksin, duke e quajtur një ide jo të mirë, duke qenë se rolet e tij e kanë shumë të rëndësishme mimikën, dhe ai nuk e kontrollonte dot aq mirë fytyrën.