Shqipëria

Si i trajton Bashkia qentë e rrugës? Ja ç’po u ndodh katër putroshëve

25 Shtator 2017

Si i trajton Bashkia qentë e rrugës? Ja ç’po u ndodh

Në Tiranë enden thuajse 10 mijë qenë endacakë. Prej dy vitesh, Bashkia ka vënë në zbatim një projekt për sterilizimin e tyre. Pasi i kapin, qentë sterilizohen, vaksinohen, u vendoset një kod e lëshohen sërish në rrugë.

“Nga shkurti i 2016-s kemi kapur dhe lëshuar në habitat 4500 qenë. Qëllimi kryesor është ndalimi i shumimit të tyre dhe ka rezultuar që kemi ulur me 50% numrin e qenve në rrugët e Tiranës,” thotë Hermiona Hajdini, përgjegjëse e sektorit veterinar në Bashkinë e Tiranës.

Si i trajton Bashkia qentë e rrugës? Ja ç’po u ndodh

Punonjësit e shërbimit veterinar janë trajnuar nga ekspertë të huaj, si Brian Faulkner, i cili foli për Panoramën dhe tha se:

“[...] Tirana po zbaton kontrollin e popullatës së qenve endacakë, siç është bërë më parë në çdo qytet tjetër europian. Gjatë kësaj jave, ne kryem gjithashtu një matje kampion të densitetit të qenve endacakë në lagje të caktuara. Më vjen mirë të pohoj se tashmë projekti i Bashkisë Tiranë, i nisur prej më shumë se një viti, ka filluar të japë rezultat duke sjellë ulje të numrit të qenve endacakë."