Për mendimin tonë

5 djem të famshëm shqiptarë që do kishin qenë fiksimi yt në gjimnaz

21 Shtator 2017

5 djem të famshëm shqiptarë që do kishin qenë fiksimi

Ndërsa të tjerët mundohen si e si t’u përshtaten stileve të djemve cool në Instagram- hipster/bohemian/stili trap rap- këta 5 çuna mbeten tek stili klasik i çunave që ishin fiksimi i vajzave në gjimnaz.

Në Instagram mund të funksionojnë djemtë me tipare  të mprehta, por në gjimnaz le të themi se s’do të kishim rënë në dashuri me Lucky Blue Smith.

 

Living the moments I will forever remember

A post shared by LUCKY BLUE SMITH (@luckybsmith) on

Flokët të prera 0 në anët dhe 1 tek kurora ose, siç njihet ndryshe, model ushtari, fiziku i bëshëm, vetulla të trasha të zeza dhe buzë shumë të plota; këto ishin pak a shumë kriteret e djemve zemërthyes në 2007-ën.

A nuk është modeli (apo reperi?!) Trim Jetullahu djali tipik që mund të admironit nga larg në gjimnaz?

5 djem të famshëm shqiptarë që do kishin qenë fiksimi

Në mos jo ai, Çartani. Sidomos prej bluzës me Padrinon dhe rripit me logon e Gucci-t.

5 djem të famshëm shqiptarë që do kishin qenë fiksimi

Kjo jam unë, shumë e lumtur por me vështrimin që thotë: “Është imi, mos guxo ta prekësh”, pasi arrita ta kapja Gjikon para mbrëmjes së maturës.

5 djem të famshëm shqiptarë që do kishin qenë fiksimi

Edhe 2Ton përfundimisht do të ishte fiksimi i adoleshenteve në gjimnaz, në lagje, në plazh. Modeli i flokëve, zinxhiri në qafë, mënyra si thith pipin. Gjithçka.

5 djem të famshëm shqiptarë që do kishin qenë fiksimi

Kurse Stresi...Stresi është Stresi. S’është i prerë për shkollë, i pëlqen të rrijë pa bluzë, të tymosë hashash me çunat e lagjes, ai që është gjithë ditën në gjendje për gallata, që bën sherr çdo dy ditë dhe aq kokëshkretë sa të të vijë natën me motor poshtë dritares dhe të ikni bashkë në Durrës.

5 djem të famshëm shqiptarë që do kishin qenë fiksimi

Dhe sigurisht, në mëngjes do të të kishte kthyer në shtëpi, zëre se ke fjetur si qingj.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.