KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Real Estate

Si e shita shtëpinë dhe bleva një më të mirë në Tiranë, për 40 ditë!

18 Shtator 2017

E keni parasysh kur ndihesh sikur ke ngecur diku, sikur gjërat nuk të ecin, sikur je tersi vetë?

Kështu jam ndier gjithmonë, ndaj më dukej sikur kot përpiqesha të shisja shtëpinë time në periferi. Nga s’e kisha çuar, po hiçmosgjë: në fillim vinin plot njerëz të interesuar ta shikonin, por pastaj s’bëhej kush i gjallë. Kështu, zëre se kisha hequr dorë.

Kishte qenë shtëpia e prindërve të mi, por ata kishin shkuar të jetonin tek motra në Amerikë: eh, ç’shtëpi ka ajo atje! Kurse unë kisha mbetur këtu për punë dokumentesh, meqë siç ju thashë, jam "nëna e tersit". Motra ime nga ana tjetër, është nga ata njerëz që thjesht u ecin gjërat vaj: i doli lotaria për në Amerikë, gjeti një punë të mirë, aty njohu dashurinë e jetës dhe tani është e lumtur me dy fëmijët e saj, një punë të mirë dhe një super shtëpi.

Kurse unë kam qenë motra e vogël dhe plëngprishëse, gjithmonë.

Thuajse kisha hequr dorë, kur po kaloja tek Komuna e Parisit dhe më doli përpara Century 21- zyra e  Botanikut.

M’u kujtua që ime motër në Amerikë tek Century 21 e kish’ gjetur shtëpinë, dhe mendova që meqë mua s’më ecën, t’i vidhja ca nga fati i saj. Por sapo u ula tek tavolina e agjentit... theva një kupë qelqi që ishte mbi tavolinë. Po po, unë dhe tersi im i shkatërruam atij njeriu trofeun e agjentit më të mirë të vitit.

Pas njëqind “më fal” dhe “s’ka problem”, ktheva kokën dhe pashë nja 6-7 kupa të tjera tek një tavolinë aty afër; “Agjenti më i Mirë”, “Zyra më e Mirë e Century 21”; dhe bëra batutën më të tmerrshme: “E, po ju paskeni plot kupa në zyrë, ajo që theva unë s’u duhet. Haha...”

Me njëmijë e një siklete, shkuam tek shtëpia dhe i tregova ambientin, bëmë edhe ca foto. Sigurisht që kur e përcolla, i nxora këmbën përpara dhe desh e rrëzova. Mbylla derën me ndjesinë katastrofike se s’do të gjeja kurrë blerës me këtë ters.

Përveç kësaj, unë s’kisha asnjë lek mënjanë! Praktikisht, duhet të gjeja blerës për shtëpinë dhe ndërkohë, të shikoja për një shtëpi tjetër dhe ta blija me paratë që do të merrja. Agjenti ma kish bërë gjithçka kaq të thjeshtë, por unë i kisha mbyllur hesapet me fatin. Ja që të nesërmen erdhi dikush për të parë shtëpinë. U duk se i pëlqeu, por e lamë të flisnim prapë.

Në ditët që vijuan erdhën edhe të tjerë blerës të mundshëm. Agjenti i Century 21 i shoqëronte gjithmonë dhe sillej kaq mirë, me ata dhe me mua. Unë ruhesha mos pengoja ndonjërin. Çuditërisht, asnjëri s’më bënte fjalë për çmimin, se kjo kishte qenë arsyeja kryesore pse s’e kisha shitur dot. Agjenti më tregoi se nuk u sygjeronte klientëve shtëpi që s’mund t’i përballonin, se fundja, si mund ta shisja unë shtëpinë time 3+1 me çmimin e një garsoniereje?!

Pastaj, kur dola për të parë shtëpi për vete, sesi ndihesha. Përfytyroja veten duke jetuar në qendër, aq afër gjithçkaje... më dukej e paarritshme! Pamë disa shtëpi. Po mua vetëm njëra ma mbushi mendjen, diku afër Rrugës së Kavajës. Nuk e di në ishte shtëpia- 2+1, e mobiluar, me ballkon- apo komshiu super seksi tek shtëpia përballë. Ma hoqi trurin! 

Sinqerisht, kisha rënë në shtëpi! Kisha dëgjuar për Century 21 sa të duash, por aty e kuptova vërtet ç'pushtet ka prestigji. Për të shitur shtëpi është shumë e rëndësishme të shkosh tek agjencia imobiliare më e famshme, sepse ajo ofron një rrjet më të madh blerësish. Është si kur del për të gjuajtur; duhet të shkosh aty ku ka më shumë djem!

Vetëm për 2017-ën, Century 21 Albania ka shitur 210 shtëpi dhe ka dhënë me qira 491 shtëpi. Është matematikë e thjeshtë: probabiliteti që unë të gjeja një shtëpi ishte shumë i lartë. Po ec e thuaja dikujt që rrëzohet çdo tre hapa.

Ishte vetëm java e tretë në kërkim të blerësit, kur më vjen telefonata që më ndryshoi jetën. Një familje që kishte parë shtëpinë time ishte e vendosur ta blinte! Nga gëzimi nisa të kërceja mbi divan si e shkatërruar. Rashë dhe desh theva krahun.

Tani më duhej të vendosja shpejt: shtëpia afër Rrugës së Kavajës dhe djalit seksi dhe gjithë gjërave të tjera, apo një më e madhe që ishte paksa më larg? Mund ta merrni me mend çfarë zgjodha.

Oh, gjithë ky fat po më vinte kaq shpejt! Pas 40 ditësh kërkim kisha mbyllur kontratën e shitjes. A mund ta merrni me mend si ndihesh, kur ke qenë tërë jetën e mallkuar? Dhe po ju them që nuk shtova kokërr leku! Ndërrova shtëpinë time të madhe në periferi, për një më të vogël por shumë më komode në qendër, kokë më kokë!

Tani jetoj për qejf. Jam bërë pak dembele sepse i kam gjithë gjërat afër, por ama tregova se s’jam e pafat, siç më kanë quajtur tërë jetën. OK, ishte thjesht puna e Century 21 Botaniku, dhe agjentëve të vet që kanë vite që merren me këtë punë, që më krijuan besim dhe që më trajtuan si të isha klienti i tyre i vetëm...

Se sa për mua...epo, ai “djali seksi”dhe unë kishim shumë të përbashkëta, si përshembull që edhe ai dëgjon rock, apo se edhe ai tek Century 21 Botaniku e kishte gjetur shtëpinë. Ndryshimi ishte se  ai ishte i martuar kurse unë, beqare akoma...

Ina Omuri
Fotografe

MOS I HUMBISNI