Më lini të jetoj këtu dhe unë do të jem më e lumtura në Shqipëri!

 Read in English

Për të kuptuar se ç’kam dashur të them me titullin, do të bëjmë një gjë ndryshe gjatë këtij artikulli. Dua që t’ju lë të shihni fotot e të ëndërroni siç bëra unë kur shkela për herë të parë në këtë sallon ëndrrash të VEKO-s. Ah se mos harroj: Teksa shihni fotot, vendosni pak në sfond "Best of Diana Krall" dhe po mundët, mbushni edhe një gotë me Cabernet Sauvignon.

Ndjeni tingujt e “Look of love” të përhapet në këtë dhomë. Ju në krahët e dashurisë suaj duke dremitur pas një nate të gjatë romance.

Ende nuk e ndjeni mëngjesin, sepse këtu nuk ka rëndësi se çfarë ndodh jashtë. Rëndësi ka kjo parajsë e vogël e krijuar mes një komforti të jashtëzakonshëm si në hotelet me 5-yje të botës dhe fakti që jeni të dy.

 

Nëse qytetin tuaj nuk e dizenjoni dot siç do të donit ju, a nuk është kjo dhomë pritjeje ideale për t’u larguar nga kaosi? 

Shihni çfarë ngjyrash qetësuese dhe çfarë dizajni minimalist, ku syri sheh vetëm copëza arti, në harmoni me njëra-tjetrën. 

 

Apo doni diçka më risqué, me bourgeois si kjo dhomë ndenjieje me kolltuk "velvet"? 

 

Mos më thoni që kjo pamje nuk ju bën poet, muzikant, artist? Mos më thoni që kur shihni këtë dhomë ndenjieje nuk dëgjoni zhurmën e drurëve që digjen në një oxhak aty pranë, apo përplasjen e furishme të dallgëve në breg të detit, në një mbrëmje të ftohtë vjeshte? 

Ja këtu do të doja të kaloja pjesë e tretë të jetës sime.

 

Po kjo dhomë ndenjieje a nuk ju çon në ato apartamentet e Parisit mbi St. Michel? Ose në ato filmat ku gratë shëtisin me rrobëdashmbër të mëndafshë?

Një arkitekt i famshëm thotë që detajet janë dizajni. 

 

A nuk do të donit të “zhyteshit” në këtë kolltuk të madh ne një kohë të vrenjtur e të dremisni ose të shihni një film në Netflix? 

 

Ju thashë, që në këtë vend bëheni ëndërrimtarë. Ja përshembull, përse të mos e meritoni një dhomë pritjeje si kjo, si shpërblim ndaj të gjithë punës dhe emrit që keni vënë falë kësaj pune?

 

Një arredim, si i shkëputur nga faqet e "Architectural Digest". Mos harroni t’i shtoni tavolinës dhe një uiski të mirë.

 

E pastaj të kaloni në këtë sallon ngrënieje, ku do t’ju dëshmoni miqve edhe artin tuaj në kulinari. A la santé!

 

U mahnitët edhe ju si unë, kur për herë të parë hyra këtu? Kjo të dashur miq, është epitoma e “La Dolce Vita”. Dhe ky sallon i Jetesës së Bukur e të Ëmbël, gjendet këtu në Tiranë, në kilometrin e parë të autostradës.

E kujt ja merrte mendja që në katin e dytë e të tretë të ndërtesës së kompanisë së famshme të produkteve të drurit “VEKO”, përballesh me artin e markave më të famshme të botës që nga B&B Italia, Giorgetti, MOOOI apo Eichholtz. 

Nëse nuk i njihni këto marka, mjafton të shkruani emrin e tyre në Google, për të kuptuar që nëse do të kishin ekuivalent në botën e modës, ato do të ishin Hermes-at, Dior-ët e Tom Fordë-t e arredimit.

Mund të duket një “çmenduri” nga ana e drejtuesve të VEKO-s, krijimi i një salloni kaq të jashtëzakonshëm në tregun e vogël shqiptar, por nëse do të ndjekim historinë e VEKO-s që nga themelimi i tij në vitin 1993 si kompani e përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve, kuptojmë që çdo investim është nisur nga një marrëdhënie dashurie, fillimisht me drurin e më pas me dizajnin e cilësisë më të lartë. (Lexo këtu për historikun e VEKO-s) Ndërtesa e VEKO-s në autostradën Tiranë-Durrës nuk i ka shpëtuar syrit të askujt që kalon andej, por kompania reklamën më të mirë e ka përfituar nga vetë njerëzit.

Pa shumë zhurmë në media, pa buxhete të mëdha marketingu, VEKO ka shtruar me mijëra metra katrorë parkete në të gjithë Shqipërinë.  

VEKO ka qënë e zgjedhura për ndërtime të rëndësishme të vendit si veshja me parket e kompleksit “Dinamo”, bankës “Reiffeisen”, ndërtesës së re të “Top Channel”, madje edhe zyrës së Kryeminstrit Rama. Momentalisht VEKO është përzgjedhur për projektin e ndërtesës së re të OSHEE-së.

Dëshira për të sjellë crème de la crème të arredimit vjen në mënyrë natyrale dhe i bashkangjitet përpjekjes historike të VEKO-s për t’i ofruar tregut shqiptar produktet e drurit me kualitetin më të lartë në vend dhe një shërbim klientiele të krahasueshëm me çdo kompani të fuqishme ndërkombëtare. 

 

Perfeksionizmi në shërbim shihet edhe tek tradita e arredimit të dy kateve të sallonit, e cila ndryshon gati çdo tre javë, duke u dhënë klientëve një mundësi për të parë variante të ndryshme vendosjeje të mobiljeve dhe dizajni për shtëpitë e tyre.

Që në hapjen e tij, salloni menjëherë pati interesimin e një prej klientëve më të rëndësishëm: hotelin me 5 yje “Plaza” që arredoi të gjitha ambientet me mobiliet e B&B Italia.

Çdo ditë këto dy kate mrekullie zbulohen nga klientë të rinj, që vijnë për të blerë parketin, por pastaj “ngecin” me orë të tëra në propozimet e markave më të famshme të botës. Dhe pa e menduar as dy herë, bëhen klientë.

Siç një ditë, do të bëheni edhe ju që pëshpëritët me vete “Ah çfarë mrekullie” përgjatë gjithë këtij shkrimi! Ashtu siç unë jam bërë tashmë, sepse nuk kishte kuptim të kaloja ditë të tëra thjesht duke u endur e ëndërruar nëpër sallon.

Artikuj të ngjashëm