Showbiz

Paska marrë më në fund propozimin! Vilma Masha zë radhën për t'u martuar

Paska marrë më në fund propozimin! Vilma Masha zë

Vetëm pak muaj më parë, Vilma Masha foli në studion e Rudina Magjistarit për historinë e saj të dashurisë. Gazetarja sportive prej vitesh është e lidhur me dikë që nuk preferon ta bëjë publik, duke qenë se nuk i takon botës së televizionit, por tregoi për Rudina Magjistarin se nuk ka bërë plane për martesën, të paktën derisa të merrte një propozim të mirëfilltë, që me shumë mundësi e ka marrë.

Paska marrë më në fund propozimin! Vilma Masha zë

Në një video të publikuar në Instagramin e gazetarit Ervi Kurti gjatë dasmës së koleges së tyre, Elona Duros, Vilma la të kuptohet se shumë shpejt është radha e saj. “Do martohemi dhe ne,” përgjigjet Vilma e pyetur nga Ervi ç’do bëhej me ta, tani që edhe Elona u martua.

“Edhe ne Erion Veliaj do na celebrojë. Brenda mandatit, nuk diskutohet.” Pra tani çfarë ka mbetur, vendosja e datës përfundimtare, zgjedhja e fustanit, jemi sy e veshë!

REELS

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅