KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Sot

Nuk ju duket ju: Vërtet të gjithë e kanë ditëlindjen sot

4 Korrik 2017

Le ta nisim me më të rëndësishmit. Amerika, toka e lirisë, ëndrra e çdo shqiptari, sot mbush plot 241 vjeç. Bëni gati flamurët kuq, bardhë e blu dhe digjeni sonte. Ca fishekzjarre s’bëjnë dëm. 4 korriku ashtu është festuar gjithmonë.
Duke vazhduar me të tjerë të rëndësishëm, një gaforre e famshme vendase mbush sot 53 vjeç. Uroni kryeministrin e vendit, Edi Rama. Përpiquni t’ja tejkaloni urimit të Rudina Dembaçajt
E cila, krejt rastësisht, ka gjithashtu ditëlindjen sot. Rudina bën 30 vjeç dhe në një video të postuar në Snapchat, ka uruar kryeministrin dhe ka sharë Tom Cruise-n. Komedianët mbeten komedianë. “Zoti kryeministër Gëzuar Ditëlindjen, ty, mua, Amerikës! Tom Cruise pastë faqen e zezë që s’na ftoi njëherë për një gotë verë”, thotë aktorja. Tom Cruise e festoi dje ditëlindjen e tij dhe as ne s’e kuptojmë si mund të mos ftonte Rudinën dhe Ramën. I pasjellshëm!
Le të mos harrojmë yllin e gjithanshëm, Era Istrefin. Ish-bjondja ikonike mbush sot 23 vjeç dhe po ja bën qejfin vetes jo me dhurata dosido, por me Dom Perignon të 2006-s. Gëzuar ditëlindjen Era!
Kemi përfaqësues edhe toka e artë e telenovelave. Angelique Boyer bën 29 vjeç. Esa hembra no es mala. Esa hembra es 29 años. U bëfsh edhe 100 Teresa, klb sot.
Po e mbyllim me Malia Obama-n. Ish-vajza e parë e ShBA-ve hyn në vitin e fundit të adoleshencës dhe bën 19 vjeç. Sa shpejt ikin vitet.

MOS I HUMBISNI