Fashion & Beauty

Guida e të ecurit me këpucë me taka të larta

Një natë, para disa vitesh, po dilja nga apartamenti im në Corso Indipendenza. Kisha veshur një palë këpucë me taka 12 centimetërshe, kur një qen filloi të më lehë. Pronarja e qenit, një zonjë, i tha atij: “Shtt. Ajo vajza s'ka pak probleme me të ecurit me taka të larta”.

Unë u largova me turp, fatmirësisht pa u penguar, por ndjesia e turpërimit nuk m’u largua. Tani jam 31 vjeç dhe nuk e di, nëse do ta mjeshtëroj ndonjëherë artin e hollë të të qënit një femër italiane. Kur vjen puna tek departamenti i këpucëve, ja çfarë kam mësuar:

Madhësia ka rëndësi

Ashtu siç do t’ju thotë çdo italiane, nuk ekziston një gjatësei mesatare për takën. Ato zgjedhin ose këpucë të sheshta ose taka të larta. Taka nën 7 centimetra konsiderohet hile. Mbi 14 centimetra janë çmenduri.

Gjatësia juaj nuk ka rëndësi

Nëse ju pëlqen, vishni taka edhe nëse jeni e gjatë. Gjithashtu, jo të gjitha vajzat e shkurtra duhet të veshin taka.

Disa marka ja vlejnë

Ja disa nga market italiane, që bëjnë këpucët më të mira. Gënjeshtra ime më e madhe ëshët që këpucët me taka janë po aq të rehatshme sa të sheshtat. Kjo është shumë afër të vërtetës në rastin e Sergio Rossi-t. Ferragamo është një tjetër markë që bën këpucë plot stil edhe të rehatshme. Emra të tjerë: Fratelli Rosseti, për kur ju duhet t’i mbani takat për një kohë të gjatë, dhe Luciano Padovan.

Ecni, mos vraponi!

E vetmja mënyrë për të mjeshtëruar artin e të ecurit me taka është praktika. Këshillë: Fillimisht vendosni takën në tokë, më pas majën e këmbës. Fillojeni me çizme me pak takë.

Mos i vishni gjithmonë

Zgjidhni me zgjuarësi kur t’i vishni këpucët me taka. Në Itali i veshim për dasma ose në mbrëme, për raste të veçanta. Ndonjëherë, ajo që e bën një dalje të veçantë, është veshja e takave!

Burimi: The Cut

REELS

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË