Showbiz

Pas 3 vitesh lidhje, gazetarja pret vetëm propozimin e madh!

Pas 3 vitesh lidhje, gazetarja pret vetëm propozimin e madh!

E ftuar tek “Rudina”, në TV Klan pasditen e djeshme ka qenë gazetarja e njohur sportive Vilma Masha. Përpos rrëfimit që ka bërë rreth eksperiencave të saj në ekran, ajo ka ndarë me të gjithë disa detaje rreth jetës private.

Edhe pse nuk është hera e parë që  e pranon publikisht se prej kohësh është në një lidhje të gjatë dhe të rëndësishme për të, martesa nuk ka qenë në planet e afërta.

Pas 3 vitesh lidhje, gazetarja pret vetëm propozimin e madh!

Modratorja, tregon se partneri i saj nuk i përket botës së televizionit dhe as fushës së sportit dhe për këtë ajo është e lumtur.

“Nuk e di nëse është fat apo zgjedhje, por s’kam dashur që partneri im të jetë pjesë e botës së ekranit. Do shikoja dhe ndjeja një lloj gare, siç e vë re tek kolegët e mi. Ndërsa kur vjen nga profesione të ndryshme, ke gjithmonë diçka për të ndarë dhe për t’i treguar.”- shprehet Vilma.

Ndërsa  kur vjen puna tek martesa, tregon se nuk ecën me plane dhe kurrë se ka bërë këtë por një propozim i shpejtë nuk do ta bezdiste aspak. “S’kam qenë kurrë e fiksuar që do mbaroj shkollën, do fejohem, do martohem si shumë vajza duan. Nuk e di se kur  mund  të vij, por në në momentin që do të  vijë propozimi...jam gati!”- vazhdon ajo.

Pas 3 vitesh lidhje, gazetarja pret vetëm propozimin e madh!

Pra me pak fjalë, dashur pa dashur Vilma e propozoi publikisht të dashurin që të nxitojë pak me propozimin sepse dikush është gati të thotë “PO”.

REELS

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅