KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Cyber Fun

Instagram-i gjen zgjidhjen perfekte për fotot e vjetra që s’na pëlqejnë më

24 Maj 2017

Të gjithë e kemi nga një foto të vjetër në Instagram që duam ta fshijmë sepse nuk na pëlqen më, por që nga ana tjetër nuk na e bën zemra, sepse në fund të fundit edhe ato janë kujtime. E njëjta teori vlen edhe për ndonjë ndarje të përkohshme kur nuk di ç’të bësh me të gjitha ato foto, po nga ana tjetër do t’i japësh një mesazh të fortë të dashurit/ës.

Me sa duket, Instagram-i e kupton pozicionin tonë të vështirë dhe i ka dhënë një zgjidhje edhe situatave të tilla. Rrjeti social së fundmi prezantoi opsionin “arkiv”, që lejon përdoruesit të fshehin postimet e tyre nga ndjekësit, për t’i ripublikuar sërish në një kohë të mëvonshme.

Për të përdorur këtë opsion, mjafton të klikoni mbi tre pikat që ndodhen poshtë çdo postimi dhe zgjidhni opsionin “arkiv”. Më pas, për të aksesuar në këto postime, klikoni ikonën e orës që shfaqet në krye të profilit tuaj.

Burimi: Glamour

MOS I HUMBISNI