S’mund të ndodhte ndryshe: Eva Murati s’është e bukur krejt rastësisht!

 Read in English

Ajo është një yll në ngjitje dhe si e tillë premton një rrugëtim të suksesshëm në botën e televizionit. E zonja, e talentuar dhe plot guxim, Eva nuk ka frikë të eksperimentojë në fusha të ndryshme të artit. Përveçse moderatore atë e kemi parë të aktivizohet dhe në fushën e kinematografisë, ku herë pas here merr pjesë në projekte të ndryshme.

Përpos talentit, Eva njihet gjithashtu për bukurinë dhe elegancën e saj femërore. Flokët aq të shëndetshëm, tiparet perfekte dhe buzëqeshja rrëzëllitës,e e bëjnë këtë vajzë të lindur për ekran. E sigurisht, për një bukuri si e saj, gjenet patjetër që kanë bërë punën e tyre. Mbrëmjen e djeshme, Eva ka publikuar në llogarinë e Instagramit një foto të vjetër të nënës së saj, e cila ishte pothuajse identike me të.

Nëna e saj në moshën 21 vjeçare (mosha aktuale e Evës) dukej të kishte të njëjtin shikim dhe qëndrim që moderatorja trashëgon sot. Menjëherë pas postimit të fotos, kanë qenë të pafund ndjekësit që komentuan ngjashmërinë pothuajse të frikshme të prezantueses dhe nënës së saj.

Artikuj të ngjashëm