KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Cyber Fun

Ju ka ardhur në majë të hundës Facebooku? Ka një mënyrë për t’i dhënë fund

20 Prill 2017

Ajo çfarë po ndodh aktualisht me Facebook-un është se po humbet shumë pikë, për shkak të skandaleve në të cilat është përfshirë në mënyrë indirekte.

Nga disa prej njerëzve shihet si një kërcënim ndaj privatësisë, disa të tjerë e kritikojnë në lidhje me politikën që ndjek ndaj taksave, por së fundmi, është kritikuar dhe për përhapjen e lajmeve false, përmbajtjen e materiale të paligjshme dhe përdorimin e Facebook Live për krime nga më të tmerrshmet.

Dukuri të tilla kanë rritur interesin e përdoruesve për të çaktivizuar përkohësisht llogaritë, apo edhe për t’i mbyllur ato. Nëse nuk jeni i bindur për ta mbyllur përgjithmonë llogarinë, ajo që duhet të bëni është të zgjidhni njërin prej opsioneve të çaktivizimit, duke shkuar tek “Settings”, më pas tek “Security Section” dhe në fund tek “Deactivate Your Account”.

Nga ana tjetër, për ata që Facebook-u u ka ardhur në majë të hundës ka dhe një opsion për çaktivizimin e përhershëm të profilit. Në këto raste, ajo që duhet të bëni është të shkoni tek faqja në internet: "Delete Account page" dhe më pas të zgjidhni "Delete My Account". Para se të kryeni këtë veprim, mos harroni të shkarkoni të dhënat nëpërmjet opsionit: “Download a copy of your Facebook data”.

Burimi: The Indepenent

MOS I HUMBISNI