Çmimet Kult: Dren Abazit- Albumi më i mirë i Vitit

Ja cilët janë artistët e tjerë, që u nderuan me çmime.

 Read in English
Shikoni fotot e tjera!    v      

Këngëtari kosovar Dren Abazi ka mundur të rrëmbejë çmimin e albumit më të mirë të vitit, në nbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve Kult 2014. Të nominuarit e tjerë të kësaj kategorie ishin Vesa Luma, Grupi Lynx, Yllka Kuqi, por albumi “After Party” i Dren Abazit ia doli të triumfojë.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve kult do të mbahet mend gjatë për dinamikën dhe frymën që përcolli në jubileun e 10 vjetorit të saj. Mbrëmja startoi në tapetin e kuq, më të veçantin dhe më të rëndësishmin e organizuar në vend për nga pesha e personaliteteve të pranishëm dhe e gjithëpërfshirjes, qoftë të fushave të artit dhe kulturës, qoftë të mbarë hapsirës kulturore shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e më gjerë. Skenografia e mrekullueshme, spektakli i performancave, emocionet dhe fjalët e fituesve e bënë këtë mbrëmje, të transmetuar live në T+, tepër domethënëse dhe të magjishme. Ishin plot 11 artistë të cilët u ngjitën në skenë për të marrë trofeun e fitores, secili në kategorinë e tyre. Një emocion dhe një mesazh të veçantë në këtë natë, përçuan çmimet speciale. Këto çmime erdhën si risi në përfshirjen e kulturës mbarëkombëtare shqiptare. Akademia KULT zgjodhi që me këto çmime të vlerësonte artistë dhe personalitete tepër të spikatur nga Kosova dhe Maqedonia, por që kanë njohur suksesin në nivel ndërkombëtar, duke përfaqësuar kombin shqipëtar në tërësi në nivele tepër të larta. U nderuan në këtë mbrëmje emra si Luan Starova, Arta Dobroshi, Petrit Çeku, Sabri Hamiti, Sislej Xhafa.
Ky i fundit, duke shprehur entuziazmin dhe vlerësimin e tij, tha: “Akademia KULT është inspirim dhe motivim për artistët e rinj. Ja që ka një Oscar në Shqipëri.”

Ndërkohë nata gala e çmimeve KULT, përveç vlerësimit dhe trofeve të dhënë, pati dhe një sërë performancash të jashtëzakonshme. Përmendim këtu hapjen krejt të veçantë, që solli një performancë shumëdimensionale, me një kompozim të Endri Sinës mbi poezinë “Vallja e yjeve” të Lasgush Poradecit, e kënduar nga Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha, me pjesëmarrjen e Artan Imamit. 2 këngëtarëve të rinj lirikë, studentëve të degës së aktrimit dhe trupës prej 10 vetash të solistëve të TKOB, me koreografi të Gert Vasos dhe Enada Hoxhës. Po kështu përmendim performancën e Elhaida Danit dhe dyshen e mrekullueshme lirike Kastriot Tusha dhe Armaldo Kllogjiri.

Kjo natë gala u prezantua nga 2 artistë të jashtëzakonshëm të skenës shqiptare, si Vikena Kamenica e Artan Imami.

 

Fituesit për secilën kategori janë:

Libri artistik i vitit: Besnik Mustafaj

Përkthimi i vitit: Donika Omari

Libri studimor i vitit: Dhurata Shehri

Instrumensiti i vitit: Ermir Abeshi

Interpretuesi lirik i vitit: Armand Likaj

Albumi muzikor i vitit: Dren Abazi

Artisti pamor i vitit: Adrian Paci

Aktorja më e mirë e vitit: Eriona Kakeli

Aktori më i mirë i vitit: Arben Dërhemi

Regjia teatrore e vitit: Sesilia Plasari

Filmi artistik më i mirë: Gjergj Xhuvani

Çmimet speciale:

Luan Starova

Sabri Hamiti

Sislej Xhafa

Arta Dobroshi

Petrit Çeku

Pirro Milkani

Ylber Gjini

Guljelm Deda (pas vdekjes)

Kënga e Dren Abazit, me titull "Mbret i Natës", pjesë e albumit "After Party"

Artikuj të ngjashëm