Showbiz

Brenda shtëpisë së Florjan Binajt: Aktori rrëfen dashuritë e tij të mëdha

Aktorin e dashur të humorit, Florjan Binaj, të gjithë e njohim si policin e 'Portokallisë'. I ftuar në emisionin “Pa Filtër”, të drejtuar nga moderatorja Jona Spahiu, Flori ka treguar një tjetër dimension të tijin, jashtë kornizave të aktorit, por gjithmonë nën petkun e artistit.

Brenda shtëpisë së Florjan Binajt: Aktori rrëfen

Prej disa vitesh baba i 2 fëmijëve, Glaukut, i cili erdhi në jetë në fillim te dhjetorit të 2016-ës dhe Krenas, vajza e parë e çiftit, Flori tregon për jetën brenda shtëpisë.

Brenda shtëpisë së Florjan Binajt: Aktori rrëfen

Me kohën e limituar, Flori rrëfen se ai ka zgjedhur të shfrytëzojë çdo moment të lirë për të krijuar. Pa mbaruar mirë një shfaqje, atij i duhet të krijojë patjetër diçka për javën e ardhshme. Para dëshirës për të imituar dhe për të bërë humor, Flori ka patur gjithmonë një pasion të madh, pikturën, pasion të cilin e kultivon çdo ditë. I pyetur nëse përpara famës që gëzon tani a i ka pëlqyer gjithmonë protagonizmi, ai është shprehur: “Më ka pëlqyer gjithmonë, pasi kam dashur të bëj të tjerët për të qeshur. Imitoja dhe sensi i protagonizmit ishte i pandashëm tek unë.”

Brenda shtëpisë së Florjan Binajt: Aktori rrëfen

Në një shtëpi të mushur plot me të qeshura fëmijësh dhe piktura të tij dhe bashkëshortes, Flori tregon: “Unë punoj gjatë kohës së lirë, edhe Sadina po ashtu, por ka akoma hapësira për të mbushur. Tani që sollëm në jetë 2 ëngjëj, do të merremi me ato që kemi lënë përgjysmë.

Brenda shtëpisë së Florjan Binajt: Aktori rrëfen

I pyetur në lidhje me partneren e tij të jetës, ai rrëfen se lidhja e tyre daton që prej pjesëmarrjes së tij të parë në “Portokalli”, kur të dy ishin ende gjimnazistë. Për Florin, ajo ka qenë dashuri me shikim të parë, siç thotë dhe vetë më humor, një zë i brendshëm në kokë, i tha: “Kjo është!”

Brenda shtëpisë së Florjan Binajt: Aktori rrëfen

Teksa kamera fokusohet në ambientet e apartamentit të tij, muret janë të mbushura plot me krijime të aktorit, por ajo që nuk i shpëton dot syrit është portreti i vajzës së tij, Krenës. Me sytë që i vezullojnë dhe mimikën lozonjare, Flori tregon se është një nga pikturat më të veçanta për të.

Brenda shtëpisë së Florjan Binajt: Aktori rrëfen

I organizuar dhe praktik, ai rrëfen se për të bijën do të donte një fëmijëri si e brezit të tij, pa telefona nëpër duar dhe shumë sporte, madje do të ishte krenar nëse ajo do të eksperimentonte në çdo fushë të artit.

Brenda shtëpisë së Florjan Binajt: Aktori rrëfen

Një pjesë të mirë të ditës dhe jetës së tij e zë shtëpia e 2-të e humoristit, “Portokallia”, ku prej 13 vitesh tashmë është rritur bashkë me vetë spektaklin. Binaj na rrëfen se rrugëtimi nisi si krejt rastësisht dhe vetëm puna e palodhur mund ta çojnë njeriun drejt suksesit, pavarësisht sfidave.

Brenda shtëpisë së Florjan Binajt: Aktori rrëfen

“Publiku nuk do t’ja di nëse nuk je i frymëzuar, nuk i intereson. Ata duan të qeshin çdo javë, dhe ne shpërblehemi me duartrokitjet dhe me rrogën, sigurisht.”-përfundon ai duke qeshur.

 

REELS

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.