Anabel > Showbiz dhe TV

Olta Gixhari na përfaqëson të gjithave me këtë koment për djalin e Xhemit

 Read in English

Duke qenë vetë një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar, nuk është ekzaktësisht suprizë fakti që Xhemi Shehu ka dy djem si yje. Dy fëmijët e moderatores së njohur shqiptare bëhen shpesh burime komentesh të pafundme nga ndjekësit e mamasë së tyre në rrjetet siociale, por ai i Olta Gixharit, duket se vërtet përmbledh më së miri atë që të gjithë mendojmë.

 

Me 🌻 tim #tijenjeluledielli

A post shared by SunWellnessCenter (@xhemi.shehu) on

Në foton e re të Xhemit me djalin e saj të parë të quajtur Martin, aktorja shkruan: “Ishallah bëj një gocë, vetëm kaq po të them!” Gixhari në këtë mënyrë ka lënë të kuptohet se dëshiron të bëjë një vajzë vetëm e vetëm që ta martojë në të ardhmen me djalin bukurosh të Xhemit. Por le të themi që radha për këtë punë është disi e gjatë.