Showbiz dhe TV

Mbyllet emisioni i gazetares së 'ABC News', reagojnë njerëzit e kulturës

10 Shkurt 2017

Mbyllet emisioni i gazetares së 'ABC News', reagojnë

Elsa Demo, gazetare dhe drejtuese e emisionit “Takimet e Kulturës”, nuk do ta ketë më emisionin e saj në "ABC News". Emisioni më i fundit i saj ishte ai i datës 7 shkurt, me të ftuar historianin e artit Vincent Van Garven Oei.

Pas shkarkimit të drejtorit të informacionit Armand Shkullaku, “ABC” pasoi me shkarkimin e disa gazetarëve të tjerë, mes tyre Alisa Braho që drejtonte emisionin “Konfidencë”, si edhe dorëheqjen e redaktorit Dorian Kodra.

Mbyllja e emisionit të Elsa Demos ngjalli shumë reagime nga njerëz të artit dhe të kulturës shqiptare, si Mirela Kumbaro apo Ardian Vehbiu. Vehbiu e vlerësoi shumë lart gazetaren e kulturës, duke e konsideruar “një të mirë publike të klasit të parë”, ndaj meriton t’i sigurohet hapësira e saj nga televizioni shtetëror.

Në rrjetet sociale, ky vendim ndaj Demos komentohet si një përpjekje e pushtetit për të kontrolluar deri edhe artin. Vetë gazetarja Elsa Demo, e kontaktuar nga Anabel.al, tha se nuk ishte në dijeni të këtyre aludimeve, duke parapëlqyer të mos japë asnjë koment lidhur me mbylljen e emisionit të saj.

Kurse kryeredaktori i “ABC News”, Artur Zonja, në një prononcim për Anabel.al u shpreh me shumë konsideratë duke e quajtur Demon gazetaren më të mirë të kulturës në Shqipëri, dhe sqaroi se ajo nuk është shkarkuar porse emisioni i saj është mbyllur për arsye tematike.

“Vendimi për të mbyllur emisionin “Takimet e kulturës” ishte një zgjedhje programacioni, pasi tematika e këtij emisioni nuk i përshtatet atij të “ABC News” një televizion me profil informativ.”, u shpreh Zonja. Ai argumentoi se ky emision 20-minutësh sillte shumë vlera tek shikuesi, megjithatë arsyet për mbylljen e tij lidhen me strukturën e medias.

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, u shpreh publikisht në Facebook se mbyllja e emisionit “Takime të Kulturës”, është një humbje për gazetarinë dhe publikun.

Demo është ndër zërat e vetëm kritikë në fushën e artit dhe kulturës në Shqipëri, me një përvojë që e kalon dekadën.

MOS I HUMBISNI