E ftuar në “InTv”, në intervistën e saj të parë e pashoqëruar, Lori Hoxha ka folur për pjesë dhe njerëz të jetës së saj, për të cilat s’kishte komentuar më parë. Megjithatë, e pyetur rreth operacioneve shumë të diskutuara dhe ndryshimeve në fytyrën e saj, Lori ka ditur të japë një përgjigje shumë diplomatike.
“Unë mund të të them që kam lindur kështu, por nuk do ta bëj, sepse nuk dua që vajzat e vogla të mendojnë që Lori ka lindur perfekte. Por nuk dua as të them kam bërë këtë apo atë, sepse nuk dua që ato të ndikohen dhe t’i bëjnë. I vetmi ndikim që dua të bëj tek njerëzit është pozitiv. Dua që të gjithë të bëjnë atë që i bën të ndihen më mire”, u shpreh ajo, duke lënë sërish vend për dyshime.