Metropolitan > Anabel Dossier

Kush do ta drejtojë botën në 2017-ën? Në listë dhe një shqiptar

Ai gjendet midis emrave si Erdogan dhe Soros.

 Read in English

Prestigjiozja 'Politico' ka publikuar një listë me njerëzit që do të ndikojnë, zhvillojnë dhe lëkundin themelet e Europës në 2017-tën. Midis emrave si: George Soros dhe Rexhep Taip Erdogan, gjendet dhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai konsiderohet si një njeri që ka treguar aftësitë për të ndryshuar qytetin që drejton dhe si një shembull për gjithë të tjerët.

“Që nga zgjedhja e tij në 2013-tën, 38-vjeçari, ish-student i Harvard-it, ish-ekonomist në Bankën Botërore dhe profesor universiteti, i ka sjellë qytetit shërbimet më bazike. Transportin publik, sistemin për mbledhjen e plehrave, ujë, drita dhe sistem ngrohjeje të përballueshëm nga të gjithë nëpër shkolla. Ai është një shembull për të gjithë. Gjëja e parë që ai bëri sapo nisi të drejtonte qytetin, ishte që të ftonte auditues të jashtëm dhe të pavarur. Gjithashtu, ktheu makinën luksoze që mbante pasardhësi i tij si dhe u vendosi pajisje përgjuese makinave të të gjithë zyrtarëve”, shkruan 'Politico' midis të tjerave.