Lidhja e tyre filloi pa shumë zhurmë, por ishte ndarja ajo që e bëri bujën e vërtetë. Pas një deklarate të Majk në rrjete sociale, ku shprehej: "Unë e bëra të famshme atë ku**ë," portalet aluduan se bëhej fjalë për ish të dashurën e tij, vajzën nga Kosova, Majlinda Zeka.
Express Rozë ka shkruar rreth një muaj më parë se Majlinda priste një fëmijë me reperin dhe se të dy kanë vizituar spitale në Prishtinë ku kanë bërë kontrollet e nevojshme. Ndërsa vetë reperi nuk ka dhënë asnjë koment, Zeka ka publikuar ditën e sotme një foto në rrjete sociale ku konfirmon shtatzëninë e saj.
"Një mrekulli kaq e madhe në një djalë kaq të vogël," ka shkruar Majlinda, duke marrë mbrapsht një 'lumë' urimesh nga ndjekësit e saj, mes tyre edhe fansa të Majkut. Ky i fundit nuk ka reaguar ende dhe dyshja dihet që është ndarë, madje as njëri-tjetrin nuk e ndjekin në rrjete sociale. Se si do të shkojë 'telenovela' e tyre, mbetet për t'u parë në ditët në vijim.