Showbiz dhe TV

Soni Malaj rrëfen si Klevi i ndryshoi jetën pas divorcit: 'Më në fund, fati më buzëqeshi edhe mua!'

20 Tetor 2016

Soni Malaj rrëfen si Klevi i ndryshoi jetën pas divorcit:
Instagram: Photo Courtesy of @soni_malaj

Pas ndarjes nga Mirko, Soni Malaj po jeton marrëdhënien e re me Klevin, sipërmarrësin nga Tirana. Në një intervistë të fundit për "Bordo", këngëtarja tregoi publikisht se kjo lidhje i ka ndryshuar jetën.

Soni shpjegoi se është rritur me ëndrrën e princit të kaltër dhe këtë herë, është e bindur se ai ka ardhur. Ajo ndihet e lumtur pas një momenti të vështirë siç ishte divorci, kurse për Klevin, thotë se është njeriu me të cilin mund të ndajë jetën.

"Të përfundosh një lidhje, nuk është zgjedhje që një njeri do donte të bënte. Unë jam rritur me përrallën e Hirushes që gjen princin dhe ata jetojnë të lumtur përgjithmonë. Më në fund fati më buzëqeshi edhe mua!"

Soni Malaj rrëfen si Klevi i ndryshoi jetën pas divorcit:

Përveçse partnerë, Soni dhe Klevi kanë të përbashkët edhe një biznes, për të cilin punojnë çdo ditë. Ndaj, Soni është e bindur se Klevi është njeriu i jetës; ai me të cilin ndan gjithçka.

"Bashkëshortin apo shokun e jetës e dua të jetë bashkëpunues. Kështu e konceptoj unë një lidhje, të jemi të përfshirë njëqind përqind në jetën e njëri-tjetrit. Kështu e kam dashur dhe kështu erdhi."

Soni është nëna e një vajze 4-vjeçare, Anës, tek e cila thotë se sheh veten dhe beson se në të ardhmen mund të bëhet një këngëtare e talentuar.

Soni Malaj rrëfen si Klevi i ndryshoi jetën pas divorcit:
Instagram: Photo Courtesy of @soni_malaj

"Te Ana unë shoh veten kur kam qenë e vogël, që nga mënyra sesi këndon. Mundohem të mos e kritikoj kur këndon, kam frikë se stepet dhe nuk këndon më. Dua që t’i dalë pak droja, edhe pse më pëlqen që është e rezervuar. Është më sportive se unë. Mua më ka ngjarë te dëshira për të kënduar e kërcyer. "

Burimi: Bordo

MOS I HUMBISNI