Showbiz dhe TV

Julian Deda pranon sherrin me Albano Bogdon: 'Kështu është kur punon gjithë ditën bashkë'

4 Tetor 2016

Julian Deda pranon sherrin me Albano Bogdon: 'Kështu është
Facebook: Photo Courtesy of @Julian-Deda

Dje u publikua lajmi se Julian Deda dhe Albano Bogdo kishin bërë sherr në një prej lokaleve të Tiranës. Deda e pranoi këtë përmes një postimi në Facebook, ku sqaron se debat ka pasur, por nga ata të zakonshmit me natyrë profesionale.

"Duke vënë re interesimin pas një lajmi që doli dje, më duhet të sqaroj se jo çdo sherr duhet të interpretohet si luftë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një debat profesional; besoj se është normale për profesionistët që punojnë gjithë ditën bashkë. Pra, asgjë për t'u shqetësuar."

Julian Deda pranon sherrin me Albano Bogdon: 'Kështu është
Facebook: Photo Courtesy of @Julian-Deda

Dy aktorët e "Apartamentit 2XL" u panë në konflikt në një prej lokaleve të Tiranës. Burime thanë për "Balkanweb" se ata ofenduan rëndë njëri-tjetrin. Megjithatë, sherri nuk kaloi në dhunë fizike.