KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kinema & TV

Olti Curri dhe Rosela Gjylbegu fyhen rëndë në rrjetet sociale!

3 Tetor 2016

Pjesëmarrja e Olti Currit në jurinë e edicionit të këtij viti të “Këngës Magjike” është komentuar ashpër nga këngëtarja Rosela Gjylbegu. Kjo e fundit ka zgjedhur statusin e një gazetareje për të shfaqur pakënaqësitë e saj rreth jurisë.

“Po të paktën Sardi ka mbaruar kompozicion motër, është artist. Po ai balena aty që bën si kopetent në të gjitha fushat e s’ka lënë njeri pa sharë e ofenduar vetëm e vetëm për të marrë disa “like”. E s’i del e keqja që ka brenda vetes, ah mjerë ne, mjerë ne… në fakt juria gjykoi vetëm të rinjtë që marrin pjesë për herë të parë, jo artistët.”-shkruan Gjylbegu në koment.

Ndonëse në të nuk janë përmendur emra konkretë, sipas Olti Currit, ish-konkurrentja e “Etheve të së Premtes Mbrëma”, nëpërmjet një epiteti që nuk do shumë mend të kuptohet, thërret në kauzë vetë opinionistin.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, ai vazhdon më tej duke thënë se Rosela, e cila sipas tij është në një luftë të përhershme me kilet dhe dietat, nuk duhet të etiketojë askënd balenë. Lexoni më poshtë të plotë komentin e plotë të opinionistit.

MOS I HUMBISNI