School & Career

20 këshilla për sukses nga një prej biznesmenëve më të fuqishëm të Shqipërisë

Vasil Naçi është një emër shumë i njohur në biznesin shqiptar. Nëse nuk ia keni parë çdo vit emrin në listat e 10 biznesmenëve më të fuqishëm të Shqipërisë, padyshim që njihni kompaninë e themeluar prej tij, “Agna Group”, prodhues i ujit “Spring” dhe “Glina” dhe distributor i pijeve të famshme si Ivi, Pepsi, Nescafe, Lipton, Heineken, Amstel etj. Por ndryshe nga të tjerë në treg të suksesshëm në treg që ose kanë ndarë këshilla se “Si të bësh miliona” ose kanë preferuar t’i ruajnë për vete sekretet e tyre, Naçi faqen e tij publike në Facebook, e ka kthyer në një burim frymëzimi për të gjithë ata që duan të arrijnë sukses dhe të jenë të lumtur, pa pasur qëllimin final pasurinë. Si të mos mjaftojë eksperienca në krijimin dhe menaxhimin e një biznesi të madh, Naçi në faqen e tij tregon edhe për udhëtimet e shpeshta që bën në konferenca lidershipi të drejtuara nga ekspertë (ndryshe të quajtur “guru” ) si John Maxwell apo Tony Robbins, folësi i seminarit të famshëm 3-ditor në Amerikë “Unleash the power within” (Çliro fuqinë brenda teje).

 Postime te tij ndahen në citime dhe këshilla nga biznesmenë dhe guru suksesi ndërkombëtar si Warren Buffet dhe nga eksperienca e tij vetjake të përmbledhura në një libër “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim. Çelësi i harmonisë dhe i suksesit”. Në këtë libër, Z.Naçi i vë theksin “komunikimit” dhe “sjelljes së mirë” në ambientet e punës dhe në familje.

Komunikimime stafin dhe zgjedhja e të punësuarve si bashkëpunëtorë, sipas Naçit janë sekreti i suksesit jo vetëm i “Agna Group”, por i çdo kompanie.

Shfletoni galerinë për t’u mësuar disa nga këshillat që biznesmeni i njohur dhe tashmë partner i hotelit më të madh në Shqipëri “Plaza”, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook.

 

Burimi: https://www.facebook.com/Vasil-Naçi-819711478127870/?fref=nf 

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb